Bëhuni gati! I ftohti polar po vjen, priten reshje bore

Bëhuni gati! I ftohti polar po vjen, priten reshje bore

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta arktike me origjinë veriore pritet të jenë prezente edhe gjatë fundjavës për të vazhduar edhe javën tjetër. Këto masa të ftohta pritet të sjellin reshje bore dhe temperatura të ulëta në minus.

Mot me reshje shiu parashihet ditën e premte për të vazhduar të shtunën, duke u pasuar me reshje bore në zonat malore dhe në ultësira. Reshje bore priten në fundjavë dhe në fillim të javës tjetër në zonat e larta dhe të ulëta të Shqipërisë.

Reshje shiu parashihen pasditen e së premtes në Kosovë, ku më pas do të pasohen me reshje bore në zonat e larta malore dhe në pjesët e ulëta. Reshje bore parashihen edhe javën e fundit të nëntorit.

Edhe në Maqedoni nga pasditja e së premtes, duke vazhduar të shtunën priten reshje shiu. Në zonat malore priten reshje bore. Ndërsa në zonat më të ulëta priten fjolla bore nga java e ardhshme.

/Motilokal.com