Bora e parë e sezonit zbardh Sarajevën

Bora e parë e sezonit zbardh Sarajevën

Edhe pse fundi i nëntorit tashmë po afrohet, një natë më parë, fjollat e para të borës mbuluan Sarajevën, aq sa për të paralajmëruar dimrin e vërtetë.

Një shtresë e hollë bore ka mbuluar paraditen e sotme sipërfaqet e gjelbra, trotuare, çati dhe makina. Në rrugë është thuajse inekzistente, ndaj trafiku zhvillohet pa vështirësi të mëdha, ndonëse drejtuesit e mjeteve paralajmërohen të përdorin mjete dimërore në automjetet e tyre dhe të kenë kujdes për shkak të rrëshqitjes së rrugëve.

Mëngjesin e sotëm në orën 07:00 në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës janë matur 4 gradë Celsius dhe gjatë ditës temperatura nuk do të ketë rritje më të theksuar se kaq.

Në pjesën më të madhe të Bosnje-Hercegovinës pritet mot i vranët me reshje shiu gjatë ditës, ndërsa në zonat më të larta dhe male me reshje të vrara ose bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe verilindore.

/Motilokal.com