Algjeri, pas shumë muajsh thatësirë, rikthehen reshjet e shiut dhe borës

Algjeri, pas shumë muajsh thatësirë, rikthehen reshjet e shiut dhe borës

Pas shumë muajsh thatësire, Algjeria më në fund po përjeton reshjet e para të konsiderueshme në shumë zona në pjesët veriore të vendit, ndërsa fronti i ftohtë uli temperaturën mjaftueshëm për të parë reshjet e para të borës në malet Djurdjura, si dhe në zona të tjera malore, të vendosura në pjesët qendrore dhe lindore të Algjerisë.

Sipas autoriteteve lokale, reshjet e ndodhura janë shoqëruar edhe me stuhi breshri, për pasojë ka pasur probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve edhe në kryeqytetin e vendit, Algjer, ndërsa probleme të ngjashme janë shënuar edhe në provincat e Tizit, Ouzou dhe Bouira për shkak të borës. Megjithatë, sipas parashikimeve të meteorologëve, reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, pas një periudhe në të cilën vendi u përball me probleme serioze nga thatësira.

/Motilokal.com