Ulje spektakolare e aeroplanit më të madh në botë gjatë stuhisë Denis

Ulje spektakolare e aeroplanit më të madh në botë gjatë stuhisë Denis

Një aeroplan Airbus A380, me pasagjerë, u detyrua të bënte ulje në stilin e "gaforres" spektakolare në fundjavë në mes të erërave të forta në aeroportin Heathrow të Londrës.

Pamjet tregojnë aeroplanin e Etihad Airways që lufton me erërat e fuqishme me shpejtësi deri 91 kilometra në orë të shkaktuara nga stuhia Dennis teksa ateron në aeroportin Heathrow.

Ky nuk ishte i vetmi aeroplan që u ballafaqua me erërat e forta, edhe shumë të tjerë u përpoqën të zbarkonin në mes të stuhisë shkatërruese.

Dy pilotët e Etihad janë lavdëruar në mediat sociale për uljen e aeroplanit më të madh në botë, i cili ka një peshë maksimale prej 394 ton.

Qindra fluturime janë anuluar, pasi Evropa veriore dhe Britania janë goditur nga stuhitë për javën e dytë teksa stuhia Kiara që vrau shtatë njerëz u zëvendësua me stuhinë Dennis në fundjavë, e cila ka sjellë shira të rëndë e erëra të forta./Motilokal.com