Borë dhe ftohtë, ky është parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

Borë dhe ftohtë, ky është parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë polare do të jenë prezente edhe në ditët në vazhdim.

Moti të premten në Kosovë do të jetë kryesisht me vranësira e reshje të lehta shiu. Reshje me intensitet më të lartë priten në orët e mbrëmjes, ndërsa në viset malore reshje bore.

Të shtunën parashihet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira reshje shiu të përziera me borë. Pas shiut priten reshje bore në viset malore dhe urbane, të shoqëruara me erëra të forta.

E diela parashihet të mbajë mot i acartë, me diell dhe vranësira, mundësi për rrebeshe bore.

/Motilokal.com