Borë dhe ftohtë, ky është parashikimi i motit për fundjavë në Maqedoni

Borë dhe ftohtë, ky është parashikimi i motit për fundjavë në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira në lugina me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira e reshje që vende-vende do të jenë të dendura. Në zonat malore reshjet do të jenë nga bora, ndërsa gjatë ditës reshjet do të kalojnë në borë në zonat më të ulëta. Në male do të krijohet mbulesë bore më e madhe, e në disa vende më të ulëta mbulesë më e vogël bore.

E diela pritet të mbajë në mëngjes borë e lehtë, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe ftohtë me vranësira të vogla.

/Motilokal.com