Një meteorit ka rënë mbi një veturë në këtë vend të Evropës?!

Një meteorit ka rënë mbi një veturë në këtë vend të Evropës?!

Një pronar i një Clio të kuqe erdhi në veturën e tij të hënën në mëngjes dhe zbuloi një vrimë të hapur në çati. Hetimi do të tregojë nëse ishte rezultat i një përplasje meteori.

Çfarë do të bënit gjëja e parë nëse do të shkonit në punë të hënën në mëngjes dhe do të gjenit një vrimë me diametër gjysmë metër në çatinë e veturës suaj të parkuar? A do të telefononit fillimisht policinë, zjarrfikësin ose kompaninë e sigurimeve? Një francez nga periferia e Strasburgut u ndesh me këtë problem këtë javë. Në Renault Clio-në e tij të gjeneratës së dytë (në Francë ky model shitej me emrin Clio Campus), një vrimë e madhe u shfaq brenda natës.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, pasi automjeti ishte ende në tym. Ata kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë përjashtuar mundësinë e vandalizmit, ndaj kanë arritur në përfundimin se kjo makinë është shkatërruar pothuajse tërësisht nga një meteorit. Hetuesit gjetën në vendngjarje edhe një copëz më të vogël, në madhësinë e një lajthie, e cila u dërgua për analiza për të përcaktuar nëse ishte vërtet shkaku i këtij dëmtimi dhe nëse ishte fare me origjinë astronomike.

Çfarëdo që të godiste Clio fatkeq duhet të ketë qenë duke lëvizur me një shpejtësi shumë të madhe - përkatësisht, përveç vrimës në çati, objekti ka depërtuar edhe në dyshemenë dhe rezervuarin e automjetit. Pas publikimit të lajmit në mediat lokale, disa banorë të Strasburgut raportuan se kishin dëgjuar apo parë rënien e meteorit. Megjithatë, rrjeti ndërkombëtar i meteorëve FRIPON thotë se në atë kohë nuk u regjistruan asnjë rënie meteori në atë vend, kështu që vetëm analiza shtesë ka të ngjarë të zbulojë shkakun e kësaj ngjarje të pazakontë.

“Ndoshta dikush hodhi një Nokia 3310 nga ballkoni?” është një nga komentet më kreative nga rrjetet sociale.

/Motilokal.com