Borë dhe ftohtë, ky është parashikimi i motit për fundjavë në Gjermani

Borë dhe ftohtë, ky është parashikimi i motit për fundjavë në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira të shoqëruara me reshje shiu, borë dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje të dobëta shiu e mundësi për fjolla bore. Temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në 2 °C. E diela parashihet me mot të ftohtë, kthjellim e vranësira dhe reshje bore. Temperatura pritet të luhaten nga -3 deri në 0 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet pjesërisht me vranësira e reshje bore. Temperaturat do të luhaten nga -1 deri në 1 °C. E diela pritet të jetë me vranësira e reshje lokale shiu e bore dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 2 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot me reshje lokale shiu, mundësi për fjolla bore. Temperatura do të luhaten nga 0 deri në 6 °C. E diela parashihet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 0 deri në 4 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhatën nga 2 deri në 5 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re, në mbrëmje priten reshje shiu. Temperatura do të lëvizin prej 0 deri në 3 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë me shi dhe erëra. Temperaturat do të lëvizin prej 1 deri në 5 °C. E diela parashihet mot me shi. Temperatura pritet të luhaten nga 0 deri në 4 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 0 deri në 3 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje shiu të përziera me borë. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 3 °C.

/Motilokal.com