Borë dhe ftohtë, ky është parashikimi i motit për fundjavë në Zvicër

Borë dhe ftohtë, ky është parashikimi i motit për fundjavë në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë me vranësira e reshje shiu të shoqëruara edhe me reshje bore. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 0 deri në 4 °C. E diela do të mbajë mot të ftohtë, kryesisht me vranësira. Termometri pritet të shënon temperatura prej 1 deri në 3 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë me mot të ftohtë, kryesisht me vranësira e reshje bore. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 0 deri në 3 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 2 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 4 °C. Moti të dielën parashihet pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 6 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 2 deri në 3 °C. Të dielën pritet mot me kthjellime e vranësira. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 5 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot me diell e vranësira. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 3 deri në 6 °C. Parashikimi i motit për të dielën pjesërisht me re e intervale me diell. Temperaturat do të luhaten nga 1 deri në 8 °C

/Motilokal.com