Moti në Shqipëri: Ja si pritet të mbajë dita e shtunë

Moti në Shqipëri: Ja si pritet të mbajë dita e shtunë

Masat ajrore të ftohta me origjinë polare do të sjellin për ditën e shtunë mot të vranët me reshje shiu e bore.

Të shtunën në Shqipëri parashikohet mot me reshje shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me rrufe. Në zonat malore dhe në pjesë tjera të vendit reshjet do të jenë në formën e borës. Në verilindje reshjet e borës parashikohen të jenë edhe në formën e stuhive të borës.

Termometri të shtunën pritet të shënojë temperatura prej 3 deri në 13 °C.

/Motilokal.com