Moti në Maqedoni: Ja si pritet të mbajë dita e shtunë

Moti në Maqedoni: Ja si pritet të mbajë dita e shtunë

Moti të shtunën në Maqedoni do të mbajë me vranësira e reshje shiu. Në zonat malore reshjet do të jenë bore. Gjatë ditës temperatura do të ketë rënie të ndjeshme dhe reshjet e shiut do të kalojnë në borë në zonat më të ulëta. Në male dhe në vendet më të larta do të formohet shtresë bore më e madhe, ndërsa në disa vende më të ulëta shtresë bore më e vogël. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore, herë pas here e fortë (mbi 70 km/h).

Të shtunën termometri pritet të shënojë temperatura prej -1 deri në 6 °C.

/Motilokal.com