Reshjet e dendura të borës shkaktojnë probleme në rrugët e Shqipërisë

Reshjet e dendura të borës shkaktojnë probleme në rrugët e Shqipërisë

Ashtu siç kemi paralajmëruar që disa ditë me radhë, shumë zona të Shqipërisë janë zbardhur nga bora.

Reshje të dendura të borës kanë përfshirë edhe zonën e Kukësit, duke shfaqur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Raportohet se rruga Kukës-Peshkopi është bllokuar, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 6 cm.

Sakaq, reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar shtresa akulli në rrugë, ndërsa lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore.

/Motilokal.com