Moti për ditën e sotme dhe fundjavë në vendin tonë

Moti për ditën e sotme dhe fundjavë në vendin tonë

Një pjesë e Europës është goditur nga një valë e nxehtë si pasojë e ngrohjes globale që ka filluar të ndihet ekstremisht këtë verë.

Edhe pse vendi ynë nuk është përfshirë shumë nga vala e të nxehtit afrikan, temperaturat për ditën e sotme parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 31 °C. Era do të fryjë  1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndim.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët, temperaturat pritet të sillen prej 22 deri në 31°C.

Ndërsa në ditën e fundit të javës temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 °C. /Motilokal.com/