Shefi i Amazon do të japë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet e klimës

Shefi i Amazon do të japë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet e klimës

Shefi i Amazon Jeff Bezos, ka premtuar se do t’i dhuron 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet e klimës.

Ai në një postim në profilin e tij në Instagram ka njoftuar përmes se do të fillojë fondin “Bezos Earth Fund”.

“Ndryshimi i klimës është kërcënim i madh për planetin tonë. Unë dua të punoj së bashku me të tjerët, për të eksploruar mënyra të reja që ta luftojmë ndikimin shkatërrues të ndryshimit të klimës, në këtë planet që ne të gjithë e ndajmë”, ka shkruat Bezos.

Sipas tij nga këto mjete do të financohen shkencëtarë, aktivistë, OJQ - çdo përpjekje që ofron një mundësi reale për të ndihmuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e botës natyrore.

“Ne mund të shpëtojmë Tokën. Do të ndërmarrë veprime kolektive nga kompani të mëdha, kompani të vogla, shtete kombe, organizata globale dhe individë”, është shprehur Bezos. ⁣⁣⁣

⁣⁣⁣“Unë jam duke angazhuar që 10 miliardë dollarë për të filluar lëshimin e granteve këtë verë. Toka është e vetmja gjë që kemi të gjithë të përbashkët - le ta mbrojmë së bashku”, ka deklaruar Bezos.

Me një vlerë neto të vlerësuar prej rreth 130 miliardë dollarë, kjo shumë përbën rreth 7.7% të pasurisë së tij./Motilokal.com

⁣⁣⁣