Bora e parë zbardh Prishtinë, Rama bën thirrje për kujdes të shtuar në rrugë

Bora e parë zbardh Prishtinë, Rama bën thirrje për kujdes të shtuar në rrugë

Ashtu siç kemi paralajmëruar bora e parë ka mbuluar tokën në Kosovë. Reshje bore ka rënë edhe në Prishtinë, duke formuar edhe shtresë në rrugët e saj.

Ndërsa, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama pas rënies së borës së parë për këtë sezon vjeshtor ka treguar se po kujdesen që rrugët të jenë të qarkullueshme për të gjithë.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi”, ka shkruar Rama.

/Motilokal.com