Durmishi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, shoferët të mos dalin pa pajisjet e obligueshme për sezonin dimëror

Durmishi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, shoferët të mos dalin pa pajisjet e obligueshme për sezonin dimëror

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme.

“Me 19 kontrata aktive të mirëmbajtjes që i kemi në gjithë territorin e Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit jemi në teren. Aktualisht të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes duke ju përshtatur kushteve të rrugëve, dhe të mos dalin në rrugë pa pajisjet e obligueshme për sezonin e dimrit”, ka theksuar Durmishi.

/Motilokal.com