Borë e madhe në Dragash, banorët po pastrojnë rrugët në mënyrë vullnetare

Borë e madhe në Dragash, banorët po pastrojnë rrugët në mënyrë vullnetare

Ashtu siç kemi paralajmëruar Kosova është përfshirë nga reshjet e dendura të borës. Reshjet po vazhdojnë edhe në orët e vona.

Ndërsa krerët e disa komunave kanë deklaruar se rrugët në qytetet e tyre janë të kalueshme pas pastrimit nga kompanitë përkatëse.

Përveç komunikacionit, problem tjetër për disa qytetarë gjatë këtyre orëve po është edhe mungesa me energji elektrike si pasojë e dëmeve nga reshjet.

Megjithatë, për ta larguar së paku problemin e qarkullimit, banorët e disa fshatrave po aktivizohen edhe vetë duke bërë pastrimin e rrugëve.

Në fshatin Kuk të Dragashit, një banor në mënyrë vullnetare me pajisjen e tij ka dalë dhe ka pastruar rrugët e mbuluara nga disa centimetra borë që vështirësonin qarkullimin e qytetarëve.

/Motilokal.com