Balluku nga Rruga e Arbrit: 110 borëpastruese po operojnë në të gjithë Shqipërinë

Balluku nga Rruga e Arbrit: 110 borëpastruese po operojnë në të gjithë Shqipërinë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Rrugën e Arbrit për të ndjekur nga afër punën që po bëhet për mirëmbajtjen e rrugës, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Balluku u shpreh se 110 borëpastruese operojnë aktualisht në të gjithë vendin, ndërsa në terren ndodhen më shumë se 1100 punonjës.

Ndër të tjera, Balluku u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, dhe apeloi që të qarkullojnë vetëm në raste emergjencash e të tregohen të duruar.

“Jemi sot në qarkullim në të gjithë Shqipërinë për shkak të motit të rënduar, kemi kushte të motit atmosferik të ulët, nga ana tjetër ka pasur stuhi në shumicën e vendit. Këtu ndodhemi në Xibër, pavarësisht se borëpastrueset janë duke qarkulluar, është e pamundur që të hapet rruga për shkak të stuhisë që po vazhdon. Ne në rang vendi kemi 110 borëpastruese që qarkullojnë në këto momente. Sipas të dhënave të motit nga Autoriteti i Aviacionit Civil, kjo stuhi do vazhdojë deri në orën 19:00 dhe pastaj do të kemi një qetësim të situatës”, theksoi ajo.

Tutje ministrja Balluku tha se në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente, por presim që të ketë ulje të stuhisë, nuk duam të vëmë njerëzit tanë në rrezik, por do të punohet gjatë gjithës natës për të rikthyer energjinë elektrike. Do ishte mirë që të evitohej qarkullimi në akset e vendit. Duhet kufizuar lëvizja me automjete deri në përmirësimin e motit. Vetëm në raste emergjente, nëse nuk keni, qëndroni në shtëpi, nuk është ky momenti për të qarkulluar. Duhet kujdes, edhe durim.

/Motilokal.com