Bora shkakton vështirësi në qarkullimin rrugor, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

Bora shkakton vështirësi në qarkullimin rrugor, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik

Pas reshjeve të dendura të borës që kanë nisur gjatë natës së mbrëmshme e kanë vazhduar edhe sot, qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar.

“Policia qysh para dy jave ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisje dimërore në veturat e tyre”, thuhet në njoftim.

Në apelin e Policisë thuhet se duke qenë se bora e parë ka filluar të bie, në rrugë ka borë e gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull, kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve.

/Motilokal.com