ARRSH tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës në Shqipëri

ARRSH tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin. Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore.

Sipas ARRSH-së grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave.

ARRSH thekson se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com