Kreu i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë problematikë pas reshjeve të mbrëmshme të borës në Korçë, falë ndërhyrjes në kohë për hapjen dhe kriposjen e të gjitha akseve rrugore.
“Edhe sot që në orët e para të mëngjesit, ekipet e Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese në rrugët Vithkuq, Shtyllë, Panarit dhe Lubonjë. Rrugët edhe në këto akse janë të kalueshme”, ka njoftuar ai.
/Motilokal.com
