Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë Shqipërinë do të na shoqërojnë edhe gjatë kësaj jave.
Moti të hënën do të jetë pjesa e parë e ditës me kthjellim, ndërsa nga pasditja me vranësira e reshje lokale shiu. Në zonat malore priten reshje bore.
Të martën do të mbajë mot me vranësira e reshje të dendura shiu. Parashihen edhe reshje bore në zonat e larta dhe të ulëta.
Edhe të mërkurën parashihet mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu, vende-vende reshje bore.

/Motilokal.com
