Shi, borë dhe ftohtë/ Ky do të jetë moti në Maqedoni

Shi, borë dhe ftohtë/ Ky do të jetë moti në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë ftohtë, në pjesët perëndimore me vranësira të ulëta deri mesatare. Nga fundi i ditës vranësirat do të shtohet kudo, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje bore në pjesët veriperëndimore.

Dita e martë do të mbajë me vranësira e reshje shiu, kurse në male e në disa vende më të larta borë. Në pjesët perëndimore reshjet do të jenë më të shumta.

E mërkura do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite kryesisht në zonat perëndimore dhe veriore të vendit me reshje të kohëpaskohshme shiu, në male dhe në disa vende më të larta me borë.

/Motilokal.com