Moti gjatë ditëve të javës në Mal të Zi do të jetë i ndryshueshëm, me diell, vranësira, reshje shiu dhe bore.
Dita e hënë në Mal të Zi pritet të nis me mot pjesërisht me re e intervale me diell, ndërsa nga pasditja priten reshje shiu dhe bore. Gjatë ditës do të ketë erëra mesatarisht të forta.
Të martën do të mbajë me vranësira e reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erëra të forta. Në zonat malore priten reshje bore.
E mërkura pritet të mbajë mot me reshje të lehta shiu. Në zonat malore parashihen rrebeshe bore.

/Motilokal.com
