Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore.
Sipas ARRSH-së grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.
ARRSH thekson se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.
/Motilokal.com
