Lëpusha dhe Vermoshi, një javë pa energji elektrike

Lëpusha dhe Vermoshi, një javë pa energji elektrike

Veriu i Shqipërisë është përfshirë nga moti i ftohtë me temperatura të ulëta në 48 orët e fundit dhe në zonat e thella vazhdojnë reshjet e borës.

Në Kelmend, Theth, Dukagjin, Pukë dhe Fushë Arrëz, ka reshje bore, por pa probleme në akset rrugore.

Në akset drejt pikave turistike të Razmës, Thethit dhe Lëpushës, po punohet gjatë gjithë kohës për mbajtjen hapur të tyre. Problemi me i madh është për fshatrat turistik të Lëpushës dhe Vermoshit, ku banorët thonë se kanë rreth 1 javë pa energji elektrike.

Gjatë dimrit, për shkak të sistemit të vjetër të shpërndarjes së energjisë, këto zona kanë probleme të vazhdueshme me dritat.

/Motilokal.com