Reshjet e dendura të shiut, erërat e forta dhe tornadot shkaktuan dëme të mëdha në Turqi

Reshjet e dendura të shiut, erërat e forta dhe tornadot shkaktuan dëme të mëdha në Turqi

Stuhia e dimrit që shkaktoi probleme të shumta në Ballkan nga reshjet e dendura të shiut, erërave të stuhishme dhe reshjeve të dendura të borës preku edhe zona të Turqisë, ku në veçanti në Izmir deti pushtoi fjalë për fjalë shumë lagje të qytetit, duke shkaktuar dëme.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, erërat e stuhishme që goditën Izmirin shkaktuan lartësi të mëdha valësh, duke sjellë përmbytje të shumta në banesa dhe biznese, ndërkohë që jo pak banorë bënë përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar veturat e tyre para se ato të përfshiheshin në det. Gjithashtu, në shumë pjesë të qytetit ka pasur ndërprerje për orë të tëra të energjisë elektrike, ndërsa stuhia e dimrit nuk ka kursyer edhe Stambolli, pasi nga erërat e furishme janë dëmtuar çatitë e disa shtëpive.

Megjithatë, përveç shirave të dendur dhe erërave të forta, stuhia e dimrit shkaktoi formimin e dy tornadove në qytetin Dalaman, duke shkaktuar rënien e shumë pemëve dhe tabelave, ndërsa pati edhe breshër të fortë që shkaktoi disa dëme në shtëpi dhe vetura.

/Motilokal.com