Në trojet shqiptare të martë më 28 Nëntor shënohet 111 vjetori i Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Të shumtë janë lexuesit që na shkruajnë se si do të mbajë moti.
Në Shqipëri dita e martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm, kryesisht me reshje shiu. Reshjet parashikohen të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Ndërsa reshje bore parashihet në veri, verilindje dhe juglindje, në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.
Ndërsa në Kosovë parashihet kryesisht me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me erëra. Po ashtu priten edhe reshje bore.
Moti të martën në Maqedoni pritet të mbajë vranësira, në male dhe në disa vende më të larta me reshje bore ku do të krijohet mbulesë e re bore, sidomos në pjesët perëndimore. Në disa nga vendet më të ulëta reshjet fillimisht do të jenë borë, ndërsa gjatë ditës do të kalojnë në shi. Lokalisht paradite do të ketë reshje të acarta.
Të martën në Mal të Zi do të kemi mot me reshje shiu dhe erëra. Në zonat malore dhe pjesë tjera priten reshje bore.
/Motilokal.com
