Stuhia e borës përfshinë Shqipërinë, ja si paraqitet gjendja e rrugëve

Stuhia e borës përfshinë Shqipërinë, ja si paraqitet gjendja e rrugëve

Një stuhi e fortë bore ka përfshirë disa zona të Shqipërisë gjatë natës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje bore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje.

Sipas ARRSH-së grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë shiu dhe dëbore për pastrimin e akseve.

ARRSH thekson se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com