Përveç luftës, Ukraina po përballet me acarin e dimrit

Përveç luftës, Ukraina po përballet me acarin e dimrit

Një stuhi bore ka përfshirë, ditët e fundit, Ukrainën duke shkaktuar probleme të mëdha për vendin që është duke u përballur me një agresion ushtarak nga Rusia prej gati dy vitesh.

Të paktën 10 persona raportohet të kenë humbur jetën nga i ftohti, ndërsa mbi 2000 qytete dhe fshatra kanë ndërprerje të energjisë elektrike,

“Në total, 2019 vendbanime në 16 rajone janë shkëputur nga sistemi i energjisë”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Në disa zona, trashësia e borës ka arritur në 2 metra, teksa mijëra akse rrugore janë bllokuar për qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve.

Autoritetet thanë se temperaturat kanë rënë disa gradë në minus dhe erërat po fryjnë deri në 72 kilometra në orë, duke e vështirësuar punën e emergjencave civile.

/Motilokal.com