Stina e dimrit e cila karakterizohet nga i ftohti dhe temperaturat e ulëta është stina e cila mund të sjell probleme të shumta shëndetësore, prandaj duhet të kujdesemi në mënyrë që t’i shmangemi sëmundjeve dhe lëndimeve që mund të na kërcënojnë gjatë kësaj periudhe.
Ekspertët e IGJEO-s kanë përgatitur disa këshilla në prag të stinës së ftohtë të dimrit, kryesisht për sa i përket udhëtimit në kushtet e motit të ftohtë, borës, akullit dhe ngricës.
Gjatë dimrit kushtet atmosferike, si mjegulla, shiu, bora dhe akulli e vështirësojnë drejtimin e automjetit.
Për këto arsye, për të shmangur rreziqet gjatë lëvizjes me veturë është mirë që të respektohen kufijtë e shpejtësisë.
Ka disa tregues specifikë të cilët duhet të mbahen parasysh:
Informohuni për motin në zonën ku do shkoni përpara udhëtimit;
Nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë;
Evitoni në maksimum lëvizjet në orët e vona, e sidomos natën.
Mjegulla e bën rrugën më të padukshme, ul shikueshmërinë dhe zvogëlon mundësinë e frenimit në asfalt. Në këto raste:
Ulni shpejtësinë;
Ruani distancën;
Mbani dritat gjithnjë ndezur.
Siguria gjatë udhëtimit duhet të jetë pjesë e kulturës sonë...
Në ditët me mot të keq e në kushte të vështira, u rekomandojmë drejtuesve të automjeteve respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mundësi që shmang e parandalon aksidentet.
Nga KUJDESI ka vetëm dobi.
/Motilokal.com
