Nivelet e ndotjes së ajrit në Evropë shumë të larta, mbetet rreziku kryesor mjedisor

Nivelet e ndotjes së ajrit në Evropë shumë të larta, mbetet rreziku kryesor mjedisor

Ndotja e ajrit në Evropë mbetet shumë mbi nivelet e rekomanduara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke paraqitur një kërcënim të madh për shëndetin tonë. Sipas vlerësimit të fundit të cilësisë së ajrit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) të publikuar së fundmi, 253,000 vdekje mund të ishin shmangur në BE nëse përqendrimet e grimcave të imta përmbushnin rekomandimet e OBSH-së. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit shkakton ose përkeqëson disa sëmundje si kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës, astma dhe diabeti sipas vlerësimeve të reja të ndikimit në shëndet.

Vlerësimi i EEA me titull "Dëmtimet për shëndetin e njeriut nga ndotja e ajrit në Evropë: barra e sëmundjes 2023" paraqet informacionin më të fundit, të vlerësuar për vitin 2021, mbi dëmet në shëndetin e njeriut të shkaktuara nga tre ndotësit kryesorë të ajrit: min grimcat, dioksidi i azotit dhe ozonit.

Midis viteve 2005 dhe 2021, numri i vdekjeve në BE që i atribuohen grimcave të imta (PM2.5), një nga ndotësit më të dëmshëm të ajrit, ra me 41%. Megjithatë, ndotja e ajrit është ende rreziku kryesor mjedisor për evropianët, e ndjekur nga faktorë të tjerë si ekspozimi ndaj zhurmës, kimikateve dhe efektet në rritje shëndetësore të valëve të të nxehtit të lidhura me klimën, që shkaktojnë sëmundje kronike dhe vdekje të atribuara, veçanërisht në qytete dhe zona urbane.

Sipas vlerësimeve të fundit të OECD, të paktën 253,000 vdekje në BE në vitin 2021 ishin për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes së grimcave të imta (PM2.5) mbi përqendrimin e rekomanduar të OBSH-së prej 5 µg/m3. Ndotja nga dioksidi i azotit çoi në 52,000 vdekje dhe ekspozimi afatshkurtër ndaj ozonit çoi në 22,000 vdekje të atribuar në BE. Ndotja e ajrit shkakton gjithashtu probleme shëndetësore dhe shton kosto të konsiderueshme në sistemet e kujdesit shëndetësor. Këto përqendrime të rekomanduara të OBSH-së përcaktohen bazuar në nivelin e ndotjes mbi të cilin ka dëshmi të qarta të efekteve përkatëse shëndetësore.

Për disa sëmundje, si sëmundja ishemike e zemrës dhe kanceri, pjesa më e madhe e barrës shëndetësore shoqërohet me vdekje, por për sëmundje të tjera si diabeti dhe astma, ekziston gjithashtu një barrë e konsiderueshme shëndetësore e lidhur me efektet e këtyre sëmundjeve zakonisht për shumë njerëz me vite apo dekada. Prandaj, kur shikojmë efektet shëndetësore të ndotjes së ajrit, është e rëndësishme të fokusohemi jo vetëm në vdekjet që i atribuohen, por edhe në efektet afatgjata që këto sëmundje mund të kenë në cilësinë e përditshme të jetës së qytetarëve evropianë.

Nga sëmundjet që konsiderohen të lidhura me ndotjen e ajrit, nga ekspozimi ndaj grimcave të imëta (PM2.5), barrën më të madhe shëndetësore e shkakton sëmundja ishemike e zemrës, e ndjekur nga goditja në tru, diabeti mellitus, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, kanceri i mushkërive dhe astma. Në rastin e dioksidit të azotit dhe të tre sëmundjeve të ekzaminuara, barrën më të madhe shëndetësore e shkaktoi diabeti mellitus, i ndjekur nga goditjet në tru dhe astma.

/Motilokal.com