Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në bazë të parashikimit të situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30.11.2023 dhe 01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datës 30 nëntor në drejtimin jug-jug-lindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
“Njoftohen drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e situatave dhe incidenteve detare nga data 30 nëntor deri me 2 dhjetor.
Në njoftim theksohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë ditën e sotme do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Nesër do të pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Ndërsa anija e linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht.
Edhe anijet e linjës Durrës-Bari-Durrës ditën e sotme do të operojnë normalisht. Ditën e nesërme do të pezullohen në të dyja drejtimet. Anijet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë do të operojnë normalisht.
“Për çdo ndryshim të mundshëm do ju njoftojmë. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 22:00 të datës 02.12.2023”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
