Dimri ka filluar të ndjejë prezencën e tij në pjesët perëndimore të Austrisë, pasi ditët e fundit pati reshje të dendura bore në Arlberg të Austrisë, i cili ndodhet në lartësinë 1800 metra mbi nivelin e detit në Tirolin perëndimor. lartësia e borës arrin edhe 2 metra, duke i varrosur veturat nën borë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë vërtet mbresëlënëse.
Siç mund ta shohim në fotot e mëposhtme, shtëpitë janë të mbuluara nga një shtresë e madhe dhe e trashë bore që qëndron mbi çatitë e shtëpive, ku e gjithë zona është zhytur nën tonelata bore, ndërsa shumë vetura janë zhdukur. Shërbimet e largimit të borës janë në gatishmëri 24 orëshe, për të mos krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrjetin rrugor të Arlberg.
Sipas meteorologëve, reshjet e dendura të borës do të vazhdojnë në një pjesë të madhe të Alpeve edhe në ditët në vijim, duke përfunduar edhe në Itali, ku dimri tashmë e pohon fuqishëm praninë e tij në shumë rajone malore dhe gjysmë malore të Evropës, pavarësisht se jemi ende zyrtarisht në stinën e vjeshtës.
/Motilokal.com
