Panik në bordin e aeroplanit nga stuhia ‘Dennis’, pasagjerët e tmerruar bërtasin dhe luten

Panik në bordin e aeroplanit nga stuhia ‘Dennis’, pasagjerët e tmerruar bërtasin dhe luten

Pasagjerët e linjës ajrore Marok-Belgjikë janë tronditur nga turbullirat e këqija gjatë stuhisë “Dennis”, të cilët u filmuan duke bërtitur dhe duke u lutur që ky tmerr të mbaronte sa më parë. Si pasojë e stuhisë, erërat lëviznin me një shpejtësi rreth 100 kilometra në orë.

 At least one passenger was gagging as the plane rocked from side to side

Edhe përkundër stuhisë së fuqishme nuk është raportuar për të lënduar. Stuhia e quajtur “Dennis” ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, Britaninë dhe Gjermaninë, ku janë regjistruar dëme të mëdha materiale por edhe viktima në njerëz.

Edhe Belgjika u përfshi në fundjavë nga stuhia e rrezikshme, duke mos kursyer pemë, shtëpi dhe si rezultat i reshjeve të dendura shumë rrugë të qyteteve u përmbytën./Motilokal.com