Ky do të jetë moti nesër dhe fundjavë në Shqipëri

Ky do të jetë moti nesër dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Në disa zona të vendit parashikohen reshje të dendura shiu, në formën e rrebesheve dhe stuhive. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut rrezikohen për përmbytje qarqet Shkodër dhe Kukës. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Të shtunën parashihet mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu, të shoqëruara me erëra.

Dita e fundit e javës e diela do të jetë me mot të ndryshueshëm, nuk do të mungojnë rigat e shiut.

/Motilokal.com