Është qyteti më verior në SHBA ku dielli nuk ngritët mbi horizont për 66 ditë të plota çdo vit, duke bërë që rreth 4500 banorë që jetojnë atje, shumica e të cilëve janë vendas të Alaskës, të përjetojnë një periudhë errësire gjatë dimrit. Kështu që deri më 23 janar 2024, Utqiagvik nuk do ta shohë diellin për më shumë se dy muaj, kjo për faktin se qyteti ndodhet afër Polit të Veriut dhe gjithashtu për shkak të animit të Tokës.
Arsyeja pse ky qytet i veçantë i Alaskës përjeton këtë fenomen çdo vit gjatë stinës së dimrit është sepse Poli i Veriut është më larg nga dielli në këtë kohë, por edhe për shkak të animit të boshtit të Tokës ndërsa rrotullohet rreth Diellit gjatë solsticit të dimrit. Rezultati është një periudhë e zgjatur errësirës që zgjat plot 66 ditë. Megjithatë, banorët janë mësuar me të dhe vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme derisa të shohin sërish dritën e Diellit që ngritët mbi horizont.
Sigurisht, Utqiagvik nuk është i vetmi qytet në Alaskë që e përjeton këtë fenomen çdo vit. Është thjesht i pari që e përjeton atë për shkak të vendndodhjes së tij gjeografike në Polin e Veriut. Por ka të paktën tre zona të tjera të Alaskës ku banorët jetojnë pa diell për një deri në dy muaj dhe ato janë Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk Pass.
/Motilokal.com
