Zogiani: Hidrocentralet në Lepenc, dyshohet që procesi i dhënies se licencave ka qenë me shkelje dhe me mundësi korrupsioni

Zogiani: Hidrocentralet në Lepenc, dyshohet që procesi i dhënies se licencave ka qenë me shkelje dhe me mundësi korrupsioni

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani dje ka vizituar banorët e fshatit Biti të Poshtme, për t’i dëgjuar hallet e tyre, pasi në këtë vend është duke u ndërtuar një hidrocentra në lumin Lepenc.

Sipas njoftimeve Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka filluar të gjitha procedurat për pezullim të menjëhershëm të punimeve deri në shqyrtimin e plotë të situatës

Ndërkaq, zëvendësministri Zogiani në profilin e tij në Facebook ka shkruar disa gjëra që duhet kuptuar rreth hidrocentraleve.

Zogiani nuk e ka përjashtuar mundësinë që dhëniet e licencave për ndërtimin e tyre kanë qenë me mundësi korrupsioni dhe me shkelje ligjore.

Postimi i plotë i zëvendësministri Zogiani:

Disa gjera qe duhet kuptuar rreth Hidrocentraleve:

1. Ekspertet thonë se vlerësimet e ndikimit mjedisor kanë qenë improvizim dhe pa metode të pranueshme shkencore.

2. Janë rrotulluar prioritetet e menaxhimit të ujërave që janë: a) uji i pijshëm, b) agro-biznesi, c) industria, d) energjia.

3. Hidrocentralet do të prodhojnë vlerë shumë më të ulët ekonomike sesa vlerën e ekonomive familjare që shkatërrojnë (rritjen e mjedrave, për shembull – mbi 200 hektarë ngelen të papunuara).

4. Hidrocentralet marrin nga duart e banoreve përreth aktivitetin biznesor dhe e vejnë në duar të pak njerëzve, të cilët duket se nuk kanë plotësuar as kushtet për licencë (pronarë, firma tregtare që s’kanë lidhje me sektorin e energjisë).

5. Metoda që do të përdoret se paku në rastin e Bitisë është hidrocentrale me derivativ, por që në këtë rast pothuajse i tërë lumi (në Biti mendohet mbi 98%) të futet në gypa dhe kjo do të shkatërrojë habitatet, përveçse do të krijojë krizë për ujë të pijshëm e për ujitje.

6. Hidrocentralet prapë s’do të kenë kapacitete që do të ndryshonin pjesëmarrjen e energjisë se ripertritshme në raport me prodhimin dhe nevojat e përgjithshme.

7. Hidrocentralet nuk do ta përmirësojnë mjedisin, por në të kundërtën do ta dëmtojnë rëndë atë sepse kilometra të tëra (segmente nga 6 km) të lumenjve do të futen në tubat që praktikisht shkatërrojnë ekosistemin e pellgjeve të lumenjve.

8. Vendimet për ndërtimin e Hidrocentraleve janë marrë pa pasur një plan të përgjithshëm të menaxhimit të ujërave, gjë që i bën ato në kundërshtim me ligjet në fuqi.

9. Hidrocentralet derivative janë zgjedhur pa pasur parasysh ndonjë alternative më me pak ndikim në mjedis, por janë zgjedhur thjesht sepse janë me thjesht të realizueshme dhe mbase edhe më të lira.

10. Ka dyshime se procesi i dhënies se licencave ka qenë me shkelje dhe me mundësi korrupsioni./Motilokal.com