Ky do të jetë moti të shtunën dhe të dielën në Gjermani

Ky do të jetë moti të shtunën dhe të dielën në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot i ftohtë, me diell, vranësira të shoqëruara me reshje lokale shiu dhe bore.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë i ftohtë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin prej -1 deri në -2 °C. E diela parashihet me mot të ftohtë, kthjellim e vranësira. Temperatura pritet të luhaten nga -4 deri në -1 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihen reshje bore. Temperaturat do të luhaten nga -1 deri në -2 °C. E diela pritet të jetë me të ftohtë dhe pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga -11 deri në -4 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell. Temperatura do të luhaten nga -3 deri në -2 °C. E diela parashihet të jetë ftohtë dhe pjesërisht me re. Termometri pritet të shënon temperatura prej -5 deri në 1 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të luhatën nga 0 deri në 1 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re e diell. Temperatura do të lëvizin prej 0 deri në 1 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë ftohtë, me re dhe diell. Temperaturat do të lëvizin prej -3 deri në 1 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu që pritet të pasohen nga fjollat e borës. Temperatura pritet të luhaten nga 0 deri në 2 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga -1 deri në 2 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot i ftohtë e kryesisht me kthjellime. Temperaturat do të sillen nga -7 deri në -1 °C.

/Motilokal.com