Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta në Gjermani shkaktuan kaos dhe anulime të 160 fluturimeve

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta në Gjermani shkaktuan kaos dhe anulime të 160 fluturimeve

Pasagjerët në aeroportin e Munihut në Gjermani u përballën me shqetësime të mëdha për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës të cilat bënë që shumë fluturime të anulohen për shkak të ngricave në pista. Konkretisht, fluturimet e Lufthansa-s drejt Berlinit dhe Hamburgut u anuluan, si dhe fluturimet për në Toulouse, Stuttgart, Luksemburg, Londër dhe Dresden. Për këtë arsye rekomandohet që pasagjerët që do të udhëtojnë të kontaktojnë fillimisht linjën ajrore, për të parë nëse ka pasur anulime.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të vendit (DWD), deri të shtunën priten reshje të dendura bore, madje deri në orët e mbrëmjes të së dielës në disa pjesë të Gjermanisë temperatura do të bjerë deri në -12 gradë Celsius, duke rritur rrezikun e përkeqësimit të mëtejshëm të problemeve në Munih, për shkak të ngricave të forta që u bënë shkak për anulimin e gjithsej 160 fluturimeve të premten.

/Motilokal.com