Moti në Kosovë, këto janë temperaturat për sot dhe fundjavë

Moti në Kosovë, këto janë temperaturat për sot dhe fundjavë

Vala e të nxehtit nga Evropa perëndimore dhe fusha anticiklonike që ndodhen mbi pjesën më të madhe të kontinentit evropian janë shtrirë edhe mbi rajonin tonë ku po kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Kosovë pritet të jetë mot i nxehtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme parashihen të lëvizin prej 22 deri në 31 °C. Era do të fryjë  1 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Edhe ditën e shtunë pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët, kurse temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta ato do të sillën në mes 23 deri në 32 °C.

Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me re, ndërsa temperaturat do të lëvizin ndërmjet 22 deri në 32 °C. /Motilokal.com