Italia goditet nga erërat e forta deri në 223 km/h

Italia goditet nga erërat e forta deri në 223 km/h

Erërat e nivelit të uraganit kanë goditur pjesë të Italisë veriperëndimore pasi stuhia Ciro ka sjellë reshje të mëdha bore në Gjermani dhe Austri. Sipas autoriteteve lokale, erërat e stuhishme kanë shkaktuar dëme të rënda në vetura dhe në çatitë e shtëpive, ku sidomos në Modena janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 223 kilometra në orë, ndërsa edhe në Rimini shpejtësia maksimale e erës ka arritur në 140 kilometra në orë.

Erërat e forta goditën edhe zonat e Alpeve si dhe malet Apenine, ndërsa dëme të rënda u regjistruan gjatë natës së kaluar në dhjetëra makina në pjesën jugore dhe qendrore të Italisë, pasi erërat e stuhishme shkulën fjalë për fjalë pemë, tabela dhe çati shtëpish. Stuhia Ciro, e cila deri të dielën do të shkaktojë reshje të dendura bore dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta për kohën në Gjermani, Zvicër dhe Austri, tashmë ka shkaktuar probleme serioze në Bavari, ndërsa në Austri ngrica e fortë është bërë shkak për dhjetëra aksidente trafiku.

Sipas informacioneve të fundit, të gjitha fluturimet e planifikuara nga aeroporti i Munihut për në Milano, Gjenova, Napoli, Palermo dhe Bari janë anuluar, ndërsa që nga pasditja e djeshme reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme edhe në linjat e trenave si në Gjermani ashtu edhe në Austri. Gjithashtu, aeroporti i Munihut do të qëndrojë i mbyllur deri në orët e mëngjesit të së dielës, ndërsa vonesa të konsiderueshme vërehen edhe në aeroportet e Zvicrës për shkak të motit të keq.

/Motilokal.com