SHBA premton tre miliard dollarë për fondin e gjelbër të klimës në COP28

SHBA premton tre miliard dollarë për fondin e gjelbër të klimës në COP28

Zëvendëspresidentja e SHBA-ve Kamala Harris tha në konferencën COP28 të OKB-së të shtunën se Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 3 miliard dollarë në një fond global të klimës, premtimi i parë për të që nga viti 2014.

"Sot, ne po demonstrojmë me veprim se si bota mund dhe duhet ta përballojë këtë krizë", tha Harris në samitin e klimës në Dubai.

Paratë e reja, të cilat duhet të miratohen nga Kongresi Amerikan, do të shkojnë në Fondin e Klimës së Gjelbër (GCF), i cili u krijua në 2010.

Kontributi i fundit i SHBA-së në fondin për vendet në zhvillim u dha nën Presidentin e atëhershëm Barack Obama, i cili zotonte 3 miliard dollarë në 2014.

Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi Harris në vend të tij në COP28.

Fondi më i madh në botë i klimës jep grante dhe hua për projekte përshtatjeje dhe zbutjeje në vendet në zhvillim, të tilla si panelet diellore në Pakistan ose menaxhimi i përmbytjeve në Haiti.

Përpara njoftimit të SHBA-së, 13.5 miliardë dollarë ishin zotuar në GCF.

/Motilokal.com