Pylli i Arinjve Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë pranuar një lajm për një ari të rënë në kurth diku në rajonin e Pejës. Sipas njoftimit punëtorët e Pyllit të Arinjve Prishtina menjëherë kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Në njoftim thuhet se aksioni ka qenë sfidues por i përmbyllur me sukses, pasiqë është vendosur në anestezion ariu është liruar nga kurthimi dhe është zhvendosur në një lokacion tjetër më afër habitatit të tij, pas disa orësh është zgjuar nga anestezioni dhe ka lëvizur drejt pyjeve.
“Falënderojmë të gjitha palët që ishin pjesë e këtij aksioni, dhe për fund por shumë e rëndësishme; krenohemi çdo ditë me përvojën dhe ekspertizën e kolegëve tanë për të reaguar me shumë shpejtësi në raste të tilla”, thuhet në njoftim.
/Motilokal.com
