Ky do të jetë moti në fillim të javës në Kosovë

Ky do të jetë moti në fillim të javës në Kosovë

Java në Kosovë pritet të fillojë me masa të ftohta ajrore, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe borës.

Moti të hënë parashihet në mëngjes më ngrica dhe ftohtë, gjatë ditës me diell.

Dita e martë do të mbajë me mot të ftohtë, vranësira e riga lokale shiu dhe fjolla bore.

E mërkura parashikohet të jetë kryesisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Në viset malore priten reshje bore.

/Motilokal.com