Ky do të jetë moti në fillim të javës në Maqedoni

Ky do të jetë moti në fillim të javës në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Në mbrëmje reshjet lokale të shiut do të nisin nga perëndimi, ndërsa reshjet e borës do të nisin në malet më të larta në veriperëndim.

Dita e martë do të mbajë me vranësira e reshje lokale shiu, kurse në zonat malore në veriperëndim me reshje bore.

E mërkura do të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu, ndërsa në male me borë.

/Motilokal.com