Moti gjatë ditëve të javës në Mal të Zi do të jetë i ndryshueshëm, me diell, vranësira, reshje shiu dhe bore.
Dita e hënë në Mal të Zi pritet të jetë me kthjellime e diell dhe erëra mesatarisht të forta.
Të martën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara me erëra. Në zonat malore priten reshje bore.
E mërkura pritet të mbajë mot me reshje shiu. Në zonat malore parashihen rrebeshe bore.

/Motilokal.com
