Prishtina e përjetimeve të mbeturinave/ FOTO

Prishtina e përjetimeve të mbeturinave/ FOTO

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, po përballet me një sfidë të madhe, krizën e mbeturinave. Rritja e popullsisë dhe mungesa e një sistemi efikas për menaxhimin e mbeturinave kanë çuar në një situatë alarmante, ku qyteti po ngulfatet nga mbeturinat.

Pothuajse çdo çosh, rrugë, rrugicë, sheshet janë të mbushur me mbeturina, duke krijuar një pamje jo vetëm të pakëndshme për banorët, por edhe të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin publik. Këtë problem e përforcojnë edhe sjelljet e padisiplinuara të disa qytetarëve, të cilët hedhin mbeturinat kudo, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës.


Prishtina prinë nga komunat tjera për sasinë më të madhe të mbeturinave të grumbulluara për vitin 2022, me 146 mijë ton në vit, ose 30 për qind.


Në Prishtinë dhe rajonin e saj, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara për banorë në ditë ka qenë 0.81 kg apo 297 kilogramë për banorë në vit.


/Motilokal.com