Reshje të dendura bore në veri të Anglisë

Reshje të dendura bore në veri të Anglisë

Reshje të dendura bore kanë goditur pjesët veriore të Anglisë, ku veçanërisht në Cumbria, e cila është një qark i vendosur në pjesët veriperëndimore të vendit, shoferët madje kanë rënë në gjumë në automjetet e tyre, pasi në rrugë është shkaktuar kaos nga akumulimi i borës. Shumë kamionë janë përmbysur për shkak të rrëshqitjes së rrugëve, ndërsa sipas drejtuesve të mjeteve u deshën orë të tëra për të përshkuar distanca të shkurtra.


Në fakt, një shoferi iu deshën 19 orë për të shkuar nga Essex në Cumbria, kur udhëtimi në fjalë zgjat jo më shumë se 5 orë, ndërsa një shoferi tjetër iu deshën 5.5 orë për të arritur në konte nga Keswick, kur udhëtimi në fakt zgjat vetëm 30 minuta. Sipas autoriteteve lokale dhe Shërbimit Zjarrfikës, disa shkolla dhe strehimore u përdorën për të akomoduar udhëtarët e bllokuar, ndërsa më shumë se 2,500 njerëz mbetën pa energji në Cumbria.

Sipas sinoptikanëve, deri në mesditën e së hënës ka paralajmërim për ngrica të forta për Anglinë Veriore, pjesët veriore dhe qendrore të Uellsit, si dhe pjesët lindore të Skocisë, ndërkohë që moti i ashpër po prek tashmë edhe Anglinë Jugore, ku priten reshje të dendura shiu, siç është Londra dhe Uellsi.

/Motilokal.com