Lëndët djegëse fosile vrasin mbi pesë milion njerëz në vit

Lëndët djegëse fosile vrasin mbi pesë milion njerëz në vit

Ndotja e ajrit e shkaktuar nga lëndët djegëse fosile vret pesë milionë njerëz në vit, një numër vdekjesh shumë më i lartë se sa ishte vlerësuar më parë, sipas studimit më të madh mbi këtë temë. Shifrat alarmante, të publikuara në prag të samitit të klimës COP28 në Dubai, pritet të rrisin presionin ndaj liderëve botërorë për të ndërmarrë veprime, si p.sh. bien dakord për të hequr dorë nga karburantet fosile.

Hulumtimet kanë treguar se kalimi nga lëndët djegëse fosile në energjinë e rinovueshme do të shpëtojë jetë dhe do të trajtojë krizën klimatike. Ndotja e ajrit nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile në industri, prodhimin e energjisë dhe transportin është përgjegjës për 5.1 milion vdekje në vit, sipas shifrave të publikuara në British Medical Journal.

Lëndët djegëse fosile kontribuojnë në 61% të vdekjeve nga ndotja e ajrit, me vlerësime të reja dukshëm më të larta se vlerësimet e mëparshme. "Të dhënat tona tregojnë se heqja graduale e karburanteve fosile do të ketë përfitime të mëdha shëndetësore," thotë ekipi ndërkombëtar i studiuesve në parathënien e botimit.

Ndotja e ajrit është një shkak kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve, por pak studime i kanë atribuuar vdekjet burimeve specifike të ndotjes. Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Britania, SHBA, Gjermania, Spanja dhe Qipro përdori një model të ri llogaritës për të vlerësuar numrin e vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit nga lëndët djegëse fosile. Ekipi vlerësoi gjithashtu përfitimet shëndetësore të zëvendësimit të karburanteve fosile me burime të rinovueshme të energjisë "të pastra".

Gjetjet e shkencëtarëve tregojnë se në vitin 2019 grimcat dhe ozoni në ajrin atmosferik (61% e tyre e prodhuar nga lëndët djegëse fosile) ishin përgjegjëse për pesë milion vdekje.

"Vetëm reduktimi drastik i emetimeve në atmosferë do të jetë në gjendje të ketë efekte të rëndësishme pozitive në shëndetin global."

/Motiokal.com